"Qindra mijëra qytetarë janë bashkuar në protestën e sotme, që dëshmon vendosmërinë për të mos ia dorëzuar Shqipërinë krimit dhe drogës, por për t'u bashkuar, miliona shqiptarë nga Jugu në Veri.
Zgjedhje të lira me një qeveri teknike që do të largojë kriminelët dhe do të luftojë drogën dhe do tëkrijojë kushtet për zgjedhje të lira, përfshirë votimin dhe numërimin elektronik dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas marrëveshjes së 21 Korrikut.
Ky është një paralajmërim se vendosmëria e kësaj lëvizje është e pathyeshme për realizimi e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Mbyllim protestën në paqe, pa asnjë incident. Protestën e mbyllim me himnin kombëtar" tha Basha para protestuesve.