Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i PD, Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së grupit të PD, tha se në videokonferencën me Daul dhe Hahn është shprehur shqetësimi për krizën politike në Shqipëri.
Basha: Sot nuk kam pasur asnjë mundësi kontakti që të kontaktoj Presidentin e Republikës. Mashtrimi tjetër që i kishin bërë BE-së ishte se skadon afati. Afati ka skaduar më 28. Këta janë të gjithë me lista të paligjshme. 18 qershori është i vdekur nga ana ligjore, dhe nga ana politike po se po.
Pas një diskutimi të detajshëm nga gjithë anëtarët e grupit ky është vendimi i grupit parlamentar dhe me këtë vendim, jam i gatshëm që nesër në çdo lloj formati dhe ore të përcaktuar, të ulem me kryeministrin Edi Rama.
Basha: BE me dy standarde për Maqedoninë dhe Shqipërinë
Basha: U hoqën paralele me Maqedoninë ku theksova qartësisht se kjo duhet të shërbejë për të mos pasur dy standardeve. Në një vend ku prodhohen përgjime dhe në një vend ku ne tregojmë ujkun dhe jo gjurmët, drogën në sheshe. Në rastin e parë shkohet drejt qeverisë teknike, në rastin e dytë ngurrohet të shkojmë në qeveri teknike.
E pa pranueshme është të cilësohet opozita si probleme. Për sa i përket problemit të drogës, jo vetëm që garantova të jemi aleat të Evropës, por jemi të mirëpritur për këtë hap gjigant që duhet të hedhim.
Ndërkohë, që qëndrimet tona kanë qenë këto, nuk kemi pasur asnjë propozim nga qeveria dhe kryeministri që janë përgjegjës për zgjedhje. Çfarë do të bësh me kriminelët në administratë? Çfarë do të bësh për drogën dhe bosët e drogës? Çfarë do të bësh për shtetin që është kthyer në garnizon elektoral. Edi Ramës i kërkohet dorëheqja.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-gjate-videokonferences-me-daul-dhe-hahn-u-percoll-shqetesimi-per-krizen/