A1 Report - Ligji i ri per kazinote dhe bastet ja 'kufijte' per lojtaret e pronaret

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANE- Pas operacionit "Fundi i Marrëzisë", qeveria bën hapin e dytë për "shtrëngimin" e lojërave të fatit. Fjala është për një projektligj, i cili vendos kushte të reja në këtë sektor, që po gjën një përhapje gjithnjë e më të gjerë. Drafti, që është siguruar nga Shqiptarja.com prej pjesëtarëve të grupit të interesit, ka një numër amendamentesh, të cilat nga sot do të diskutohen me subjektet.

Organizatorëve të lojërave të fatit, në momentin e licensimit dhe gjatë të gjithë afatit të licensës, do të kenë të drejta të ndryshme nga deri tani, sipas projektligjit. Kështu, kazinotë mund të hapin vetëm një sallë për ushtrim aktiviteti. Kazinotë elektronike mund të hapin në total deri në pesë salla për ushtrim aktiviteti. Ndërsa bastet sportive dhe bastet për garat në pistë do të kenë të drejtë të pajisin deri në 300 subjekte sekondare me numër identifikimi për efekt tatimor dhe bingot tradicionale deri në 10 NUIS-e sekondare në total. Kjo krijon një kufizim të ndjeshëm, po të mbajmë parasysh që një prej subjekteve aktualisht zotëron rreth 1.200 pika, që i ka pajisur më NUIS-s dytësore.

Drejtori i Përgjithshem i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit jep miratim për subjektet që dëshirojnë të operojnë edhe si Bar-Kafe, por që duan të lejojnë brenda ambienteve të tyre subjekte të licensuara për lojëra baste sportive, si dhe për subjekte apo persona që japin me qira ambjente, në të cilat do ushtrohen lojëra fati, të të gjitha kategorive. Në një kazino elektronike duhet të ketë jo më pak se 20 mjete elektronike për çdo sallë, nga 10, që ishte kërkesa zyrtare deri tani.

Organizatorët e kazinove elektronike të cilët janë licensuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitetin vetëm në pikat që janë hapur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri me datën 30 qershor 2016. Pas këtij afati, të gjithë subjektet duhet te aplikojne për licensim për këtë kategori.

Afati i licensave për kompanitë e basteve nuk do të jepet më për dhjetë vjet, por për pesë. Ndërkohë, për lojtarët duhet të mbahet një regjistër me shumat e luajtura e të fituara, me shifrat që duhet të ruhen deri në tre vjet. Identiteti i tyre do të raportohet për shuma të luajtura nga 150 mijë lekë e sipër.

VENDOSET GARANCIA ME LIGJ, JA SA DUHET NGURTESUAR

Edhe aktualisht, subjekteve të lojërave të fatit u kërkohej një fond garancie, një shumë, e cila depozitohet në një bankë të nivelit të dytë nga Organizatori i Lojërave të fatit në favor të AMLF-së, si garanci për përmbushjen e detyrimeve periodike ndaj saj. Deri tani, shifra përcaktohej nga ministri i Financave.

Drafti parashikon që një gjë e tillë të rregullohet me ligj. Konkretisht, për krijimin e garancive për fituesit e lojërave të fatit, organizatori është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 5.000.000 lekësh, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit të Financave. Veç kësaj, për krijimin e garancive për shlyerjen e detyr...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS