“Të shtyhet ligji për kazinotë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-24

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni i parë i qeverisë Rama për të disiplinuar tregun e lojërave të fatit në vend, duket se nuk do të finalizohet me ligj edhe në vitin e fundit të këtij mandati. Deputet të PS, LSI dhe PDIU, kanë depozituar në kuvend një nisëm ku kërkojnë që ligji i lojërave të fatit të mos nisë zbatimin e tij nga 1 janari i 2017. Fjala është per te mos zhvendosur lojërat e fatit drejt periferive, por t?i lëne ato aty ku ndodhen aktualisht. Afati i ri i kërkuar per zbatimin e ligjit është kërkuar të jete në 1 janar 2019. Në relacion thuhet se, ky afat ligjor nuk mund të zbatohet pasi bizneset e këtij sektori kanë nënshkruar me palët e treta kontrata qiraje afatgjata dhe ky fakt do të krijojë edhe konflikte gjyqësore.Ligji në fuqi për lojërat fatit, mundëson edhe zhvendosjen e lojërave të fatit si aktivitet ekonomik per t?u ushtruar në hotele me 5 yje apo në resorte turistike. Duke parë situatën konkrete në të cilën ndodhemi, kur këto hotele apo resorte ende nuk janë ngritur, dhe kërkojnë minimalisht një periudhë 3-4 vjeçare për tu ndërtuar, me qëllim ruajtjen e të ardhurave të buxhetit të shtetit kërkojmë të shtyhet afati i parashikuar nga neni 71 i ligjit. Këto të ardhura për buxhetin e shtetit ne total janë afërsisht rreth125 milion USD në vit.Relacioni ve ne dukje faktin se nëse ky afat ligjor nuk shtyhet, 1800 vete do të mbeten të papunë, duke rritur kostot e buxhetit. Por ndonëse ligji i hartua per te formalizuar tregun e per te dekurajuar ata qe lenë paratë ne lojëra fati, deputetet argumentojnë se këto biznese duhen mbrojtur edhe për shkak të kontributit në buxhet.Theksojmë se shtyrja e afatit nuk synon krijimin e sallave të reja gjatë periudhës tranzitore te shtyrjes se afatit, pasi kushti është që oferta e lojës te ruhet ne të njëjtat vende ku zhvillohet aktiviteti sot, dhe jo të hapen salla të reja apo të jepen licenca të reja. Aktualisht ne tregun tone kemi shpërndarjen me te ulet te makinave te lojës per fryme popullsie ne Europe gje qe është konform edhe mundësive reale te popullatës tone. Në këto kushte deri në ngritjen e strukturave hoteliere të kërkuar nga ligji për lejimin e lojërave të fatit, propozojmë që afati i parashikuar në nenin 71 të ligjit të shtyhet, duke u caktuar si datë 31.12.2018.Aksioni i titulluar ?Fundi i Marrëzisë? në tetor të vitit2013, luftoi informalitetin dhe u pasua me hartimin e ligjit qe parandalon edhe problem te mprehta sociale per shkak te bixhozit. Por pas kësaj nisme, zbatimi I tij duket serish i largët.

Share This Video


Download

  
Report form