Report TV - Pronarët, afat 24 majin për të aplikuar për marrjen e pronave

Report TV 2016-03-28

Views 0

Ish pronarët do të kenë kohë deri më 24 maj për të aplikuar për kthimin apo kompensimin e pasurive të tyre. Në një intervistë për Report TV, kreu I Agjencisë së Trajtimit të Pronës thotë se procesi i kompensimit dhe kthimit dhe pse ka nisur tashmë rrezikon të kthehet nga Gjykata Kushtetuese

Nëse Gjykata Kushtetuese lë në fuqi Ligjin e ri të Trajtimit të Pronës, ish pronarët do të kenë kohë deri më 24 maj për të aplikuar për kthimin apo kompensimin e pasurive të tyre. Në një intervistë për Report TV, kreu i Agjencisë së Trajtimit të Pronës thotë se procesi i kompensimit dhe kthimit dhe pse ka nisur tashmë rrezikon të kthehet nga Gjykata Kushtetuese, e nëse kjo e fundit vendos pezullimin e implementimit të ligjit atëherë procesi do të bllokohet dhe efektet ndaj ecurisë që pronarët presin do të jenë negative.

"Nëse Gjykata Kushtetuese vendos të pezullojë implementimin e ligjit të pronave deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga kjo Gjykatë? Kjo do të thotë që aktiviteti i AKPP-së dhe gjithë kjo nismë do të ngrijë. Nga ana tjetër ngrin edhe ndarja e një fondi shumë të rëndësishëm për të gjithë pronarët të cilët presin shpërblimin e tokave të zëna nga ndërtimet informale?, shton më tej Qato.

Për të aplikuar, pretendentët si pronarë duhet të paraqesin pranë agjencisë një dokument origjine dhe një hartë mbi vendndodhjen e pronës. Aktualisht në Agjencinë e Trajtimit të Pronës janë rreth 11 mijë dosje të patrajtuar. Nëse Agjencia nuk merr një vendim për secilën prej tyre brenda viteve të arshshme, atëherë qytetarët kanë të drejtë ti drejtohen gjykatës për të drejtën që pretendojnë se u takon.

Share This Video


Download

  
Report form