Report TV - Balla: Në shtator nis puna për Kodin Zgjedhor

Report TV 2019-07-19

Views 0

TIRANE - Muaji shtator pritet të jetë vendimtar edhe për një reformë mjaft të rëndësishme në Shqipëri, atë zgjedhore.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dje në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, tha se puna intensive që do të rinisë në shtator në këtë komision, do t'i garantojë shqiptarëve një kod të ri elektoral.

"Shtatori po vjen, dua t'iu them se në shtator na pret një punë shumë intensive që t'i japim Shqipërisë një kod elektoral që të mos ketë më problematika si në gjithë këto vite", tha Balla.

Në Parlament, është ngritur një komision për reformën zgjedhore që kryesohet nga Damian Gjiknuri i socialistëve, dhe Rudina Hajdari kryetare e grupit parlamentar demokrat, grup i krijuar nga opozita e re që erdhi në Kuvend pas djegies në bllok të mandateve. Në fakt, reforma zgjedhore është një proces i zvarritur ndër vite, i nisur mes mazhorancës dhe opozitës tashmë jashtë parlamentit, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe aleatëve të djathtë.

Ashtu si reforma në drejtësi, edhe ajo zgjedhore për ndryshimin e Kodit, ka qenë refren i ndërkombëtarëve, por edhe i vetë kryeminsitrit Edi Rama i cili është shprehur se zgjedhjet e ardhshme Shqipëria do t'i bëjë me kodin e ri zgjedhor. Edhe më herët e ftuar në Report Tv, Rudina Hajdari është shprehur se reforma zgjedhore është tashmë një detyrim ndërkombëtar.

Share This Video


Download

  
Report form