Ne Shtator nis puna per By Pass-in e Fierit

RTV KLAN 2018-06-09

Views 2

Fieri do të jetë qyteti i parë ku do të ngrihet impianti i përpunimit të mbetjeve me qëllim përftimin e energjisë. Ky është vetëm një ndër projektet e reja të qeverisë për qarkun e Fierit, të prezantuara nga Kryeministri Rama në Apolloni.

"Fieri do të ketë impiant për trajtimin e mbetjeve nga ku do të prodhohet dhe energji. Ajo që njerëzit duhet të kuptojnë nga këta sharlatanë është që mebtjet jashtë kontrollit vazhdojnë të ndosin ujërat. Ndërkohë në mes të Vienës ka impiant mbetjesh që prodhojnë energji. Tendenca është tërheqja nga territoret tek përpunuesit përmes djegies dhe transformimit në energji, ajo që sot ndodh si në Elbasan dhe në Tiranë".

Infrastruktura rrugore  në zona rurale dhe interurbane të Fierit, ishte një tjetër pikë e parashikuar për investime.

"Di që By Passi i Fierit është bërë gangrenë për ata që jetojnë dhe turistët, dhe ky do jetë viti i fundit pasi ne u detyruam të prishim kontratat ekzistuese. Kemi filluar procedurën dhe në Shtator do jemi gati për të filluar dhe mos e ndalim punën që ta përfundojmë By Pass-in para sezonit tjetër turistik".

Një pjesë e projekteve për zhvillimin e infrastrukturës do të jenë partneritet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

"Bëmë 12 investime në qarkun e Fierit, i sapo përfunduar Ujësellësi i Çermës, 16 km rrugë unaza e Divjakës, me fonde të qeverisë dhe Fondit Shqiptar të Zhvllimit. Shpejt do të nisë puna për lumin e Gjanicës dhe sheshin "Nënë Tereza".

Investimet në ujësjellës, zhvillimin e agroturizmit dhe rritja e numrit të punësimeve ishin të tjera projekte të qeverisë deri në përfundim të këtij mandati.

Share This Video


Download

  
Report form