Report TV - Valdrin Pjetri falenderon shkodranët: Zgjedhjet më të qeta në 28 vite

Report TV 2019-07-01

Views 0

Kandidati i PS për Shkodrën Valdrin Pjetri i cili kandidon i vetëm për këtë bashki, ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen e shënuar deri këtë orë dhe i bëri thirrje të që në orët e mbetura të votojnë edhe pjesa e mbetur.

"Dua ta filloj me një falënderim për çdo banor të bashkisë Shkodër, për çdo pjesëmarrës në këto votime të datës 30 qershor për qytetarinë e treguar, për pjesëmarrjen e treguar deri në këto momente. Mund ta them me plot gojën dhe me shumë krenari që janë zgjedhjet më të qeta të zhvilluara në Shkodër këtu e 28 vite të shkuara dhe kjo meriton me të vërtetë falënderim për çdo banor pjesëmarrës të bashkisë Shkodër deri në këto momente. Unë kam vetëm një thirrje, në këto orë të mbetura deri në orën 19:00 kur mbyllet zyrtarisht procesi, të rrisim pjesëmarrjen në kutitë e votimit pastaj unë kam vetëm falënderime dhe na keni bërë të ndihemi shumë krenarë në sytë e gjithë Shqipërisë?, tha Pjetri.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS