Report TV -Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël: 98 mijë biznese të mbyllura në 6 vite

Report TV 2020-01-06

Views 0

TIRANE- 'Plot 98 mijë biznese janë mbyllur në 6 vite për shkak të klimës së biznesit', kështu është shprehur Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël Albert Nasto me njëherë pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të Partisë Demokratike.

?Janë mbyllur për 6 vite, 98 mijë biznese sipas analizave tona që ne kemi bërë si shoqatë, shkaku ka qenë çmimi i lartë i karburantit, çmimi i lartë i energjisë elektrike, korrupsioni evazioni, selektiviteti, gjobat, dyfishimi i gjobave dhe sidomos futja e biznesit të vogël nga 5 milionë në 2 milionë lekë xhiro në TVSH. Të marrësh një kasë fiskale apo fiskalizimi siç i themi ne 1300 euro dhe 200 euro mirëmbajtje në vit kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës? shprehet Albert Nasto.Ndërkohë Drejtor i Kabinetit të PD Dorian Teliti, ka theksuar se xhiroja e biznesit është përgjysmuar nga viti në vit, për shkak të politikave të gabuara që ka ndjekur qeveria.

?Një biznes i cili bën xhiro 20 milionë lekë të vjetra në vit do të paguaj taksë vjetore 100 mijë lekë të vjetra në vit. Një biznes i cili bën xhiro 50 milionë lekë të vjetra në vit, do të paguajë 250 mijë lekë të vjetra, dhe një biznes me xhiro vjetore 100 milionë lekë të vjetra në vit do të paguaj vetëm 500 mijë lekë taksë vjetore, s?do ketë më as taksa vjetore, as taksa lokale as bashkiake të tëra do të jenë në masën totale 0.5% të xhiros? tha Dorian Teliti.

Teliti ka prezantuar edhe platformën që ka Partia Demokratike për nxjerrjen e biznesit nga kriza.

?Në rastin më të mirë bizneset shprehen se xhiro e tyre është përgjysmuar jo vetëm krahasuar me 6 vite më parë por edhe me vitin e fundit. Një biznes i vogël dhe i mesëm në Shqipëri shet më pak se gjysmën e asaj që shiste më parë. ka biznese që kanë ulur xhiron e tyre edhe me 5 herë dhe kjo ka ardhur vetëm si pasoj e politikave të gabuara të qeverisjes? u shpreh Teliti.

Po ashtu Teliti ka mbështetur shifrat e dhëna nga Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, duke shtuar se çdo ditë me dhjetëra biznese mbyllen.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS