Këshilli i Europës nuk sjell vëzhgues për zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-07-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pak ditë përpara zgjedhjeve të së dielës, Kongresi i Autoriteteve Vendore, nje strukturë pranë Këshillit të Evropës ka anuluar delegacionin për vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kështu ka konfirmuar për Vizion Plus zyra e Këshillit të Europës në Shqipëri.Këshilli njoftoi me anë të një komunikimi brenda strukturave, se ka anuluar delegacionin e këtij kongresi për zgjedhjet për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë në zona të caktuara të vendit, si edhe paqartësisë në lidhje me organizimin e zgjedhjeve vendore.KESHILLI I EUROPESUdhëheqja e Kongresit, Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit, ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi, për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.Ndërkohë Këshilli i Europës monitoron zgjedhjet në shqipëri nga struktura kryesore e saj, anëtarë të asamblesë së përgjithshme.Në komunikimin e KiE-së thuhet se anulimi vjen në çastet e fundit madje duke kërkuar ndjesë për çdo problem që mund të ketë shkaktuar.Ne daten 21 qershor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi 19 vezhgues te Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, te cilet pas ketij vendimi nuk do te vijne ne Shqiperi ne 30 qershor.Por pavaresisht kesaj terheqje; zgjedhjet lokale do te monitorohen nga misioni I ODIHR i cili eshte zeri me fuqishem kur flitet per standartet e zgjedhjeve. E si per te konfimuar se ODIHR nuk terhiqet, shefja e misionit Audrey Glover ka zhvilluar nje takim me liderin e opozites Lulzim Basha.

Share This Video


Download

  
Report form