Malaj: Buxheti 2020 nuk sjell mirëqënie - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-12-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-ministri i financave Arben Malaj e konsideron buxhetin e vitit 2020, si draftin e konsolidimit fiskal, por qe nuk sjell mirëqenie të shtuar për qytetarët, pasi nuk ka rritje reale.Një nga problemet e mprehta me të cilat përballet dokumenti, është skema deficitare e pensioneve. Sipas Malajt ky deficit arrin në 83 mld lekë ose i barabartë me fondin total që qeveria shpenzon për investimet publike.Një tjetër shqetësim janë edhe përzgjedhja dhe miratimi i kontratave koncesinaore, fakt ky i cili ka rritur ndjeshëm pagesat në 2020, vetëm për disa biznese, ndërsa popullata e gjerë nuk përfiton nga këto investime.Për ish ministrin, buxheti në periudhë afatmesëm do të jetë nën presion e këtyre partneriteteve, çka do të detyrojë qeverinë të ulë shpenzimetSipas Malaj drafti financiarë i vitit të ardhshëm nuk mbështet në nivelin e duhur, as rininë, as shtresat në nevojë, dhe as sektorët prioritar si arsim apo shëndetësi.

Share This Video


Download

  
Report form