http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me shume se 12 mije maturante kete vit nuk do te prekin dot auditorët e Universiteteve. Notat jokaluese ne provimet e matures iu heqin te drejten per te aplikuar per ne shkolle te larte. Per here te pare ministria e Arsimit ka vendosur përzgjedhjen e kandidateve per studente qe ne procesin e maturës. Zv/ministrja e arsimit, Nora Malaj deklaron per Vizion Plus synimin per rritjen e cilësisë ne Universitete, ndërsa nxënësit qe nuk kalojnë dot gjimnazin duhet te orientohen drejt zanateve. Numri i maturanteve mbetes, pra atyre qe nuk do te prekin dot shkollen te larte pritet te jete me i madh, pasi kete jave dalin notat e dy provimeve me zgjedhje te maturës shtetërore. Maturantet jokalues duhet te japin provimin ne vjeshte per te marre diplomën e shkolles se mesme. E ndërsa qindra nxënës mbetes jane pasoja, ministria e Arsimit po shqyrton shkaqet e ketij rezultati te paarritur me pare. Zv/ministria Nora Malaj deklaron do te kete masa te ashpra ndaj mësuesve qe kane vendosur nota fiktive dhe shkollave qe arritën rezultate te dobëta. Kete vit provimi i matematikes, ku 1 ne kater maturante ishte ngeles, dëshmoi gjendjen reale te nxënësve ne shkolla dhe vlerësimet fiktive te mësuesve. Listën e te rinjve jo kalues e kryesonte Tirana e ndjekur nga shkollat e Durrësit, Fierit dhe Korçës.