http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërkohë që kryeministri serb Vuçiç ka vënë në pikëpyetje zhvillimin e vizitës së homologut të tij shqiptar në Beograd, kryeministri i Shqipërisë vijon t?i qëndrojë mendimit se të dyja vendet duhet të shohin nga e ardhmja e përbashkët evropiane, dhe të mos bien në kurth për shkak të një ndeshjeje futbolli. I pranishëm në një aktivitet në SHBA, shefi i qeverisë shqiptare nënvizoi se shqiptarët dhe serbët kanë një mundësi të mirë për të treguar se janë të gatshëm të shkojnë përpara dhe të jenë partnerë me Europën. Në fund të takimit, Rama thekoi se Shqipëria e shikon qartë perspektivën e saj europiane