Kontrolli i kufijve të Europës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Shteti Islamik kërcënon me sulme Britaninë pas akteve terroriste ne France, ministrat e Brendshëm te vendeve te Bashkimit Europian arritën nje marrëveshje ne Bruksel per te ndare te dhënat per pasagjeret qe udhëtojnë brenda unionit. Lajmin e beri te ditur ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano, sipas te cilit konsensusi është arritur nga qeveritë europiane dhe jo ne baze te ndonjë marrëveshjeje mes institucioneve.Sipas paktit, qe do te miratohet ne mes te dhjetorit, policitë e vendeve te BE do te kenë emrat e pasagjereve qe udhëtojnë ne Europe dhe kompanitë ajrore do te kenë detyrimin, te kenë te arkivuara te dhëna te rëndësishme per ta. Kjo është nje mënyre per te kontrolluar me mire hyrjet ne kontinent, apo udhëtimet jashtë tij. Pasja e këtyre te dhënave konsiderohet thelbësore per gjurmimin e terroristeve qe mund te rrezikojnë me sulme Europen. Pas nje periudhe 6 mujore informacionet duhet te jepen vetëm me nje urdhër gjykate, por ato do te ruhen per nje periudhe 5 vjeçare. Ngjarjet e Parisit detyruan shtetet e BE-se qe te kërkonin rivendosjen e kontrolleve per vendet anëtare dhe joanetare dhe te kërkonin me shume informacione per udhëtimet e pasagjereve.

Share This Video


Download

  
Report form