http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtypi grek vazhdon te komentoje notën e protestës qe Tirana zyrtare ia paraqiti Athinës dite me pare, ku kërkonte ndryshimin e programit te kërkimeve per nafte ne detin Jon, por edhe hartën tokësore te kërkimeve. E përditshmja ?Kathimerini? ne nje shkrim te saj, u referohet burimeve diplomatike sipas te cilave, kjo lëvizje konsiderohet përpjekje per te vene ne dyshim kufijtë tokësore mes dy vendeve. Ne nivelin politik, ajo shihet si një nisme e rrezikshme per marrëdhëniet dypalëshe. Burimet pohojnë se këto veprime te Tiranës zyrtare, frymëzohen nga ideali nacionalist i Shqipërisë se Madhe, ndërsa hedhin dyshimin se mund te jene nxitur nga Turqia. Gazeta i referohet vizites se presidentit turk Erdogan ne Tirane, i cili u takua me përfaqësues te partisë Çame PDIU dhe thekson se hartat me zonat kërkimore ne Janine janë publikuar qe prej vitit 2011, por atëherë nuk pati asnjë reagim.Ndërsa Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati sqaroi nga Brukseli pas takimit të 7 të këshillit të stabilizim-asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së se kërkesa e palës shqiptare lidhej me nje zone ku aplikohen ligjet ndërkombëtare, ende nuk ka informacione nëse homologu grek Nikos Kotzias do te marre pjese në takimin e ministrave të jashtëm të Europës Juglindore, që do te zhvillohet në Tiranë.