http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky instrumentist 28-vjeçar interpretonte prej vitesh ne orkestrën rinore kombëtare te Italisë. Edhe pse i formuar profesionalisht ne vendin fqinj, e duke gjetur aty suksesin, zgjodhi te kthehet ne Shqipëri per te krijuar diçka me te madhe sesa ambicia personale për te qene një instrumentist i mire. Arber Neziri, tashme prej dy vjetësh është themelues e drejtues i Orkestrës Rinore Kombëtare Shqiptare. Ky grup ka bere bashke 83 nxënës te Liceut dhe studente te Universitetit te Arteve, nga 12 deri ne 25 vjeç. E meqenëse orkestrat e tilla rinore jane tradite ne te gjithë Europen, këtë te marte, Neziri ka bashkuar krijimin e tij shqiptar dhe ish grupin ne te cilin dikur bënte pjese. Një koncert i dy orkestrave rinore, asaj shqiptare dhe italiane. "Udhëtimi drejt Europes" koncerti nen dirigjimin e italianit Guido Corti celebron nga kete mbremje ne Tirana marrjen e presidences italiane te Keshillit te Bashkimit Europian. Por pas kesaj skene, artistet e rinj shqiptare do te prekin edhe disa qytete te tjera, ku i fundit do te jete Brukseli.