http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Largimi masiv i shqiptareve drejt Europes për të kërkuar azil shtrohet edhe ne zonën e Fierit. Dhjetëra të rinj, kryesisht nga fshatrat në rrethin e Fierit si Cakrani, Libofsha dhe Porteza, kanë lënë familjet për të parë mundësinë e marrjes së azilit në Gjermani, Suedi dhe vende te tjera evropiane. Banorët e fshatit Portez, tregojnë se vetëm nga katër familje, janë larguar 20 të rinj. Sipas tyre shkak janë bërë kushtet e vështira ekonomike. Javët e fundit është shënuar një rritje e numrit të personave që marrin vendimin për t?u larguar nga Shqipëria.Vetëm javën që sapo u mbyll, në portin e Durrësit janë kthyer nga autoritetet rreth 700 persona të cilët si desitinacion kishin Italinë e shtete të tjera të unionit. Dy ditë më parë, kryeministri Rama u bëri thirrje shqiptarëve të mos mashtrohen nga struktura kriminale e mafioze që kërkojnë të përfitojnë, pasi asnjë vend evropian, nuk jep azil ekonomik.