“Europës i duhet modeli shqiptar” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Franca nuk do te përkulet, por përkundrazi do te behet me e forte pas sulmeve terroriste te 13 nëntorit ne Paris. Ne nje rrëfim live ne emisionin ?7pa5? ne Vizion Plus, ambasadori francez ne Tirane zoti Bernard Fitusi tregoi emocionet personale te përjetimit te ngjarjes nga larg, por edhe te veprimeve te mëtejshme te policisë ne Saint Deni, ku ka qene me pare ne rolin e prefektit duke u përpjekur te shpjegoje shkaqet e radikalizmit te rinise. ?Atje ne ate zone jetojnë 120 mije banore dhe ju them me bindje se ata nuk jane radikale dhe as ekstremiste. Atje ka studente, nëpunës, punëtore te krishtere dhe myslimane dhe shkaqet duhen kërkuar kudo. Por asnjë shkak nuk justifikon veprimet vrastare terroriste te kryera ne Paris?.Ambasadori nuk ka përjashtuar nje ndërhyrje tokësore te trupave franceze ne Irak dhe Siri kundër Isis, ndërkohe qe ka folur me superlative per harmoninë fetare ne Shqipëri.?E them me plot gojën qe eshte nje pasuri qe duhet ruajtur. E kam ndjere qe ne fillim kur erdha ketu, këtë bashkëjetese ne paqe dhe harmoni, dhe megjithëse themi shpesh se Shqipëria ka nevoje për Europen, atëherë unë po e kthej ndryshe. Europa ka nevoje te mësoje nga Shqipëria sepse te vendi juaj mund te mësohet modeli i suksesshëm i integrimit fetar. Na duhet te shohim anët me te mira te Shqipëri qe janë këto gjera?.Ambasadori Fitusi foli gjithashtu edhe per krizën e emigranteve ne Europe dhe nevojën per një koordinim me te mire te te gjitha vendeve te unionit.

Share This Video


Download

  
Report form