Gazetari Artan Hoxha paralajmëron videon e frikshme: Si Çapajt sulmuan Forcat Operacionale

Report TV 2019-06-14

Views 0

I ftuar në "Repolitix", gazetari investigativ Artan Hoxha paralajmëroi publikimin shumë shpejt të një videoje të përplasjes së anëtarëve të fisit Çapja me forcat Operacionale të Policisë disa vite më parë.

Sipas Hoxhës, në megaoperacionin e orëve të para të mëngjesit këtë të premte në Elbasan, ku u arrestua edhe Florenc Çapja, kanë marrë pjesë vetëm RENEA dhe FNSH nga Tirana, dhe jo Forcat Operacionale, të cilët nuk janë përfshirë më që pas zjarrit që ju hap nga pjesëtarët e grupit kriminal në Elbasan, më 8 qershor 2016.

"Javën tjetër do mundohem të përmbyll një material. Prandaj janë shmangur Forcat Operacionale. Në një video që kam unë shihet sesi grupi operacional dhe një grup personash të armatosur luftojnë me njëri-tjetrin", shtoi Hoxha.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS