Gjatë diskutimit në emisionin ?5 pyetjet nga Babaramo?, gazetari Artan Hoxha, ka treguar një ndodhi interesante në Shkodër, ku tregtarët kanë shprehur pakënaqësinë për arrestimin e grupit të gjobëvënësve. Sipas Hoxhës, ata janë shprehur më të kënaqur me gjobëvënësit sesa me policinë private, për mbrojtjen e bizneseve të tyre.
Tregtarët kur u gjobit grupi i gjobëvënësve u ankuan në polici. Sepse nëse do paguanin kamera sigurie dhe polici private nuk kishin garancinë që u jepnin të fortët e qytetit. Nëse në Shkodër u goditën Bajrajt, ajo bandë nuk lufton me policinë e Shtetit por me bandat rivale. A është arrestuar njeri nga Licajt? Jo, asnjeri.
Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv
Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur në mars të vitit 2017, kur pas një aksioni të policisë së Shtetit, ku u arrestua një grup gjobëvënësish, që drejtoheshin nga Muhamet Lici, tregtarët e Shkodrës reaguan. Asokohe tregtarët u shprehën se ishin kundër arrestimit të tyre dhe se i paguanin paratë vetë me dëshirë.