Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, në një deklaratë p" />
Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, në një deklaratë p"/>

RTV Ora - Donika Prela për rrjedhjen e përgjimeve: Prokurorët e dosjes "339" nuk janë në hetim

Ora News Lajme 2019-06-07

Views 16

#rtvora

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, në një deklaratë për mediat deklaroi se me aq sa ajo ka dijeni prokurorët e dosjes "339" nuk janë në hetim. Dalja e saj përballë gazetarëve erdhi si sqarim pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane "Bild".

Donika Prela: Kemi zgjedhur të heshtim në debatin e madh që po zhvillohet këto ditë pasi i qëndrojmë bindjes dhe detyrimit tonë ligjor dhe kushtetues që një prokuror i mirë, profesional dhe me integritet flet kryesisht nëpërmjet vendimeve të veta, përmes akteve të ndryshme, mjeteve juridike, pra nëpërmjet punës.

Kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda deklaroi se "hetimi i veçantë dhe i pavarur i veprave penale në fushën e zgjedhjeve ka qenë objektivisht i pamundur, pasi nuk mund të bëhej dhe nuk mund të bëhet ndarja e transkripteve, për këtë vepër penale sa kohë që element të sajë janë konstatuar të ndërthurura me subjekte të përgjuar për veprimtarinë kriminale të ?Trafikimit të lëndëve narkotike?, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal sa kohë që kjo ndarje nuk është bërë në momentin e konstatimit të tyre".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/donika-prela-rrjedhjen-e-pergjimeve-prokuroret-e-dosjes-339-nuk-jane-ne-hetim

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form