TIRANË - Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dosjen "339" për trafikimin e rreth 200 kilogramë heroine dhe hashashi, ku të pandehur janë 19 persona, mes tyre edhe vëllezërit nga Shijaku Astrit dhe Altin Avdyli me pseudonimin?Niçja?.
Personat nën hetim, me tyre edhe Astrit Avdylaj, kërkuan praninë e dy prokurorëve të dosjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prenci të cilët u bënë pjesë e SPAK disa ditë më parë. Në sallë mungoi Vladimir Mara i cili ndodhet në një udhëtim jashtë vendit për arsye pune siç mëson gazetari Arsen Rusta. Astrit Avdyli pretendoi se ata kane manipuluar provat dhe kërkon ballafaqim me prokurorët. Në këto kushte SPAK, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion nuk arriti t'i komunikojë akuzat grupit Avdylaj, duke vendosur 16 janarin si datë të seancës së radhës për të shprehur përfundimet e akuzës për grupin e parë të dosjes 339.
Pas më shumë se 15 muaj hetime, ndaj grupit janë ngritur akuzat për ?Trafikim të lëndëve narkotike? në forma të posaçme, ?Grup i strukturuar kriminal?, ?Pastrim i produkteve të veprës penale? dhe ?Kryerja e veprave penale në formën e Grupit të strukturuar kriminale?.
Kjo dosje penale ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016 nga prokurori Anton Martini, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar disa persona, tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës. Fill pas kësaj indicie, prokuroria mori informacion se prapa shpërndarësve të heroinës, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë. Kjo pasi kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Në përgjime nisën të dalin Avdylajt e Shijakut. Këtij grupi i është bërë kapja në Itali më 8 shkurt 2017, e 2 ton kanabis, ku u arrestuan dy korrierë. Në rastin e këtij trafikimi janë përfshirë veç të tjerëve edhe Astrit Avdyli, i njohur si ?bosi i Shijakut? dhe Gjevi Ndoka, vëllai i deputetit të PS Arben Ndokës.