Nen hetim 10 prokuroret qe refuzuan shortin e dosjes “Shullazi”

RTV KLAN 2018-09-20

Views 3

10 prokurorët, të cilët të mërkurën refuzuan të merrnin pjesë në shortin e dosjes së Emiliano Shullazit te Krimet e Rënda do t'i nënshtrohen një hetimi displinor.

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se veprimet e prokurorëve  Olsian Çela, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj dhe Besim Hajdarmataj kanë vend për hetim.

Rebelimi i prokurorëve erdhi pas hedhjes në short të dosjes së Shullazit. Shkak për këtë ishte largimi i dy prokurorëve të dosjes që e kishin kryer hetimet. Elisabeta Imeraj komandua në krye të akuzës së Tiranës dhe Ened Nakuçit iku jashtë vendit për arsye shëndetësore.

Prokurorët refuzuan shortin e propozuar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela me argumentin se ishte i paligjshëm, pasi ajo dosje e kishte një prokuror. Por Kryeprokurorja Arta Marku nuk është mjaftuar me kaq, pasi 3 nga 10 prokurorët i ka transferuar në rrethe.

Kështu, Olsian Çela, i cili ishte i pari që u largua në mbledhje është dërguar në Berat. Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj i cili përfaqësoi akuzën në seancën e fundit të Shullazit, është transferuar në Pogradec.

Ndërsa Sonila Muhametaj do të do ta ushtrojë detyrën e saj në Pukë. Leximi i pretencës për Emiliano Shullazi është caktuar për në 25 Shtator.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS