Report TV ka siguruar detaje të reja nga dosja 1600 faqe të prokurorisë së Katanias. Në këtë dosja përfshihet i gjithë hetimi për grupin Habilaj. Dosja hetimore është e ndarë në 4 kapituj. Kapitulli 1 ka raporte të shërbimit nga oficerët e Guardia di Financa.
Fashikujt 2 dhe 3 përfshin të gjitha përgjimet për grupin Habilaj. Fashikulli katër përmban dokumente të mbledhura gjatë hetimit. Në fashikullin e përgjimeve, ka vetëm 3 përgjime ku përmendet emri Saimir. Në fashikullin 3, pika 16 prokuroria e Katanias bën atë që e cilëson se puqja ndërmjet grupit të Habilajve dhe Tahirit. Ky kapitull mban emrin ? Puqja ndërmjet grupit shqiptar të drejtuar nga Moisi HABILAJ dhe Florian HABILAJ dhe Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë Saimir TAHIRI? I gjithë ky kapitull disponohet nga Report TV.
Në 1600 faqe nuk ka asnjë provë direkte që lidh Tahirin me Habilajt. Vetëm në 1 rast përmendet emri i plotë Saimir Tahirit në përgjimin e datës 10.10.2014. Në këtë përgjim 3 të përgjuarit flasin për targa makinash dhe janë të paqartë me njëri tjetrin se cfarë detyre mbante Saimir Tahiri.