Tre gjyqtarët që po hetohen nga prokuroria për shkelje ligjore pasi me vendimin e tyre të pabazuar në ligj tjetërsuan pronësinë e Hotel "Vollgës" në Durrës nuk janë të panjohur për bëmat e tyre.
Report Tv siguron fotot e tyre, ndërsa rezulton se këta gjyqtar në karrierën e tyre kanë një sërë shkeljes e procedimesh disiplinore. Më 9 korrik 2015 zyrtarisht Ministri i Drejtësisë asokohe Nasip Naço kërkoi inspektimin për këtë gjykatëse pasi ajo kishte kryer ndër shkeljet e saj dhe shmangien e shortit elektronik, një detyrim ligjor.
Por dhe pse kanë kaluar mbi një vit nga denoncimi i Naços dhe hetimi i Dhurata Bilos, KLD ka preferuar të hesht.
Ndërkohë ndalur tek çështjet e pronësisë ndaj Bilos nuk kanë munguar dhe akuzat e denoncimet publike si në rastin e familjes së Skënder Kapitit.
Në të njëjtën situatë rezulton dhe gjyqtari Ndue Gjura i cili në 2012 është inspektuar nga KLD dhe si treshe e gjyqtarëve të Durrësit kishin përgjegjësi për moszbardhjen e vendimit për Ilir Xhaken duke i dhuruar këtij të fundit lirinë.
Por paçka se në 2012, KLD në raportin e saj e bënte me përgjegjësi, ky i fundit u tërhoq nga posti i gjyqtarit dhe prej 10 qershor 2015 është emëruar inspektor në KLD, post me të cilin ai kontrollon gjyqtarët e të gjithë vëndit.
Ndërsa Vladimri Skënderi gjyqtar i proceduar me vërejtje nga KLD në 2004, në 2010 arrin që nga Gjykata e Vlorës të emërohet në atë të Durrrësit dhe emri i tij të diskutohet si i favorizuar nga ish zv. kreu i KLD-së dhe ish-ministri Halimi pasi Gjykata Kushtetuese nuk ia hoqi masën ndëshkimore vërejtje për mos përmbushje të detyrës sipas ligjit.