Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimin e vendimit të Gjykatës së Kavajës e cila në prill të 2016 dënoi me tre vite Fadil Kasemin, vrasësin e gjyqtares Fildeze Hafizi.
Inspektoret e KLD-së do të kalojnë në sitë vendimin ku 53-vjeçari u dënua me 3 vite burg për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. Verën e 2015 Kasemi tentoi të vriste si gruan e tij në plazhin e Golemit ku ajo po pushonte së bashku me fëmijët.
Në fund verifikimit Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të hartojë një raport dhe nëse gjykatësit kanë shkelur ligjin do të përballen me penalitete. Gjyqtarët që do të inspektohen janë trasheja që dha vendimin në 2016 Eda Kaja, Luan Lusha dhe Markelian Koçi.
Vendimi i këtyre gjyqtareve në 2016 u kundërshtua nga Prokuroria e Durrësit 2 herë. Fillimisht ajo iu drejtua Gjykatës së Apelit të Durrësit për prishjen e vendimit, kërkesë e cila u rrëzua pasi u la në fuqi vendimi i shkallës së parë.
Ndërsa në shtator të vitit të kaluar me një rekurs drejtuar Gjykatës së Lartë organi i akuzës kerkonte prishjen e vendimeve dhe dënimin e Kasemit me 5 vite burg.
Inspektimi i vendimit ka nisur me kërkesë të presidentit Meta, i cili ka bërë publike disa nisma kundër fenomenit të dhunës në familje, duke paralajmeruar se nuk do të falë asnjë person të dënuar për krime në familje. Tv Klan