Gjyqtarja që u vra nga burri para 5 ditësh i kërkoi ndihmë KLD-së në shkurt 2017, por kërkesa u refuzua.
Fildeze Hafizi, para se të emërohej gjyqtare me kohë të plotë në gjykatën e Shkodrës,i ka paraqitur një kërkesë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që ta caktonin gjyqtare në Tiranë ose në Durrës, për shkak se ajo dhe familja e saj kërcënohej nga ish-burri i saj.
KLD refuzoi kërkesën për ndihmë të gjyqtares
Gjyqtarja në shkurt të 2017 i shkruante KLD se ajo është divorcuar nga burri i saj që ka tentuar ta vrasë, por ai kishte dalë nga burgu dhe sërisht vijon të përbëjë një rrezik për të dhe familjen e saj. Nisur nga kjo situatë anëtari i KLD Artan Broci, i ka propozuar anëtarëve të tjerë, që rasti të shihet dhe të niset nga ndjenja humane.
Prandaj sipas tij, gjyqtarja duhet të futej pa rradhë në votim, me shpresën e kapjes të një vendi në gjykatën e Durrësit e Tiranës.
Por kjo kërkesë u rrëzua poshtë nga 8 anëtarët e KLD të cilët votuan kundra ndërsa vetëm 3 prej tyre votuan pro.
Vendet vakant në Durrës dhe Tiranë u zonë nga magjistratë të tjerë, ndërkohë që gjatë mbledhjes së KLD, gjyqtarja e Fildeze Hafizi u caktua gjyqtare në Shkodër.
Ndërkohë asnjë nga anëtarët e KLD edhe pse ishin në dijeni për dhunën, kanosjen dhe tentativën e vrasjes së Hafizit nga ish-burri, nuk e kanë pyetur apo ofruar ndihmë e opsione sigurie.