Donika Prela: 339, dosja më e madhe në historinë e prokurorisë, 74 persona në hetim

Report TV 2019-06-07

Views 0

Drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela në një konferencë për mediat jep detaje për procedimin penal numër 339.

"Duke parë rëndësinë e madhe të çështjesh, numrin e madh të personave në hetim, janë 74 persona hetime. Kjo është dosja më e madhe që ka pasur prokuroria shqiptare në historinë e saj. Numri i personave në hetim pritet të rritet në vijimësi", tha Prela.

Procedimi penal për grupin kriminal është regjistruar në 28 dhjetor 2016. I pari prokuror i kësaj dosje ishte Anton Martini dhe dy oficerë të Policisë Gjyqësore,. Pas 1 viti ai është transferuar në Shkodër. Dhe në 20 dhjetor 2017 dosjen e ka marrë në dorë Besim Hajdarmataj dhe tre oficerë të Policisë Gjyqësore. Sot dosja është në duart e Vladimir Marës dhe Dritan Premçi dhe me 11 oficerë të Policisë Gjyqësore të cilëve u janë caktuar detyrat përkatëse nga prokurorët.

Drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela bëri një përshkim të ecurisë së kësaj dosje e cila ka kaluar dorë më dorë tek Prokurorë të ndryshëm për shkak të transferimit dhe lëvizjeve në organin e akuzës. Ajo që bie në sy, është fakti se për vetëm në një muaj, dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi që e morën hetimin e dosjes pas kolegut të tyre Hajdaramtaj kërkuan 44 masa arresti për personat e përshirë edhe në korrupsion pasiv, përveç veprave penale të ngritura nga Hajdarmataj, ish-drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda në kohën e kryeprokurorit Adriatik Llalla. Hajdarmataj drejtoi hetimet e dosjes nga 20 nëntor 2017 deri në 21 shtator 2018, ku 4 ditë më parë dosja i kaloi Marës dhe Premçit.

Share This Video


Download

  
Report form