Vlorè/ U kundërpërgjigj me armë dhe u largua, arrestohet shënjestra e atentatit në Lungomare

Report TV 2019-06-04

Views 2

Inez Hajrulla, i riu i njohur si kontigjent kriminal, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës. Ndaj 27-vjeçarit në datën 10 maj u bë atentat, ku ky i fundit iu përgjigj me armë dhe më pas u largua nga vendngjarja. Hajrulla ishte prej ditësh në kërkim nga uniformat blu të qytetit bregdetar për "vrasje të mbetur në tentativë" dhe "armëmbajtje pa leje". Nga atentati, nuk pati viktima, por mbeti i plagosur krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj, 58 vjeç, i cili po pinte kafe me tre miq të tij në Lungomare.

Po kush është Inez Hajrulla?
27-vjeçari Hajrulla, djalë i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla, njihet si person me rrezikshmëri në Vlorë, ndërkohë lokali dhe zona ku qëndronte ai, konsiderohet nga policia si zona bazë e grupit të Edison Harizaj, i vrarë në nëntor 2018 në një atentat në Durrës. I riu Inez Hajrulla, i ka shpëtuar më parë dhe dy atentateve të tjera në Vlorë, ndërkohë emri i tij ekziston në kartotekën kriminale të policisë së Vlorës si i dyshuar për disa ngjarje të rënda në Vlorë. Që nga nëntori 2017 jeton invalid pasi njëra këmbë, i është këputur gjatë një atentati me tritol në makinë. Gjithashtu nga gjykata e Vlorës Hajrulla është dënuar në 5 shkurt 2018 me 2 vite burgim për akuzën e ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik? dhe ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit?. Por ky dënim me burgim është pezulluar duke e kaluar Inezin në shërbim prove. Por në 28 dhjetor 2018 Inez Hajrulla dënohet sërish nga gjykata e Vlorës me 8 muaj burgim për akuzën e ?Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit?. SKEDA E HAJRULLËS

Share This Video


Download

  
Report form