Ora News – Vlorë, arrestohet i plagosuri Llanaj por nuk dihen autorët e atentatit

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas atentatit në rrugë ?Transballkanike? policia arreston Ferdinand Llanaj, njërin prej tre personave që mbetën të plagosur paraditen e djeshmen në qytetin e Vlorës.
Ndaj Llanajt është ngritur akuza për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Nga të shtënat me armë të autorëve ende të paidentifikuar mbeti i plagosur dhe djali 8 vjeçar i Ferdinand Llanajt.
Sekuestrohen kamerat
Policia e Vlorës deklaroi sot se janë siguruar prej bizneseve pranë kësaj zone, të gjitha kamerat të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e fakteve dhe sqarimin e dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Në makinën e djegur u gjeten dy kallashnikove
Paka minuta pas atentatit policia gjeti në fshatin Kafaraj,Fier, një automjetin të djegur tip ?BMW? e cila mendohet se ka qenë e autorëve.
Policia po punon lidhur edhe me këtë automjet ?ku brënda të cilit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe 3 gëzhoja model 56-kalibër 7.62mm?
Ndërkohë një predhë arme zjarri model 56-kalibër 7.62mm u gjet në vendin e ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/atentati-ne-vlore-arrestohet-ferdinand-llanaj/

Share This Video


Download

  
Report form