Report TV -Zbulohet shënjestra e atentatit në Vlorë, si i shpëtoi tritolit në 2017 /SKEDA

Report TV 2019-05-29

Views 2

Inez Hajrulla, objektivi i atentatit të sotëm në Vlorë, është një personazh i njohur për policinë dhe drejtësinë. Ky është atentati i dytë që i bëhet atij në harkun kohor të dy viteve. Në nëntor të 2017 mjeti me të cilin ai po udhëtonte u hodh në erë, e për pasojë Hajrulla mbeti i plagosur rëndë duke humbur një nga këmbët. Por pas ekzaminimit të makinës së shpërthyer me 300 gr tirol, policia arriti të gjejë edhe një pistoletë të markës ?Glock?, me 17 fishekë. Arma ishte futur në një çantë e cila mbahej nga Hajrulla. Ndaj tij u ngritur akuza e armëmbajtjes pa leje. Hetimet për atentatin në atë kohë u përqendruan në mundësinë e përfshirjes së tij në aktivitete të paligjshme. Burime thanë se shkak për atentatin mund të jetë bërë një mosmarrëveshje me një grup tjetër pas humbjes së një ngarkese me hashash në Itali. Hetuesit po përpiqen të shkëmbejnë informacione me shërbimet policore të vendeve partnere, kryesisht në Itali. Në këtë vend po hetohet nëse Hajrulla apo të afërm të tij, mund të kenë qenë i përfshirë në aktivitete kriminale. Disa muaj më vonë, pas zhdukjes së Elis Troqes, Hajrulla do të shoqërohej sërish në polici. Më 18 korrik 2018, policia ka shkuar në banesën e shtetasit Inez Hajrulla, i gjetur me paterica dhe me një këmbë. I pyetur në lidhje me rrethanat e zhdukjes së Troqes, Ines ka shpjeguar për oficerët e policisë se më datë 17 korrik 2018, kur ndodhi rrëmbimi ka qenë duke bërë fizioterapi dhe nuk ka asnjë lidhje me rrëmbimin.

Në kartelat e policisë rezulton se i riu ka qenë i arrestuar edhe në dhjetor 2016 për armëmbajtje pa leje. Inez Hajrulla ka qenë gjithashtu i dyshuar edhe për djegien e automjetit të një efektivi policie në Vlorë. Po ashtu hetuesit po i kushtojnë rëndësi edhe pistës së përfshirjes së tij në grabitjen e nje kazinoje ne vitin 2013, por për mungesë provash ai nuk u gjykua asnjëherë. Mësohet se Inez Hajrulla është djali i një biznesmeni në Vlorë, pronari i një lokali në atë qytet.

Share This Video


Download

  
Report form