Policia e Vlorës ka arrestuar paraditen e sotme dy persona për posedim të 24 kg kanabis. Të arrestuarit janë Alfred Vaja 54 vjeç dhe Ervin Cane 36 vjeç.
Të dy personat u arrestuan në zonën e Bunavisë, ku po udhëtonin me automjetin tip "Fuoristradë" me targë AA 937 IX.
Ata janë kapur në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike, armë zjarri dhe fishekë.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, 1 armë zjarri automatik model 56 dhe 1 krëhër me 27 copë fishekë si dhe 35 copë fishekë të tjerë të kalibrit 7.62 mm (në total 62 copë fishekë).
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ervin Cane, policia ka konstatuar një sasi tjetër me lëndë narkotike prej 7 kg kanabis.