Elbasan, policia parandalon grabitjen, sekuestrohen armë dhe drogë, tre persona në pranga

Report TV 2018-06-21

Views 1

Tre persona janë arrestuar nga policia në Elbasan, si dhe janë sekuestruar drogë dhe armë. Bëhet fjalë për dy operacione të zhvilluara, një për grabitjen me armë të një taksie, dhe operacioni i dytë ku janë arrestuar 2 persona me 26 doza heroine.

Njoftimi i plotë:

Gjatë orëve të fundit janë zhvilluar dy operacione nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Sekuestrohen drogë e armë, tre persona në pranga.

Operacioni i parë nga Komisariati i Policisë Elbasan, ku falë ndërhyrjes në kohë është kapur në flagrancë një shtetas, në tentativë për të grabitur me armë dhe maskë një taksi.

Operacioni i dytë nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas me 26 doza heroinë

Nga shërbimet e Komisariatit të Polcisë Elbasan, në sajë të një pune të mirëorganizuar dhe reagimit në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S. H., 17 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan.

Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, erdhi një telefonatë nga një qytetar, për një tentativë grabitjeje me armë dhe maskë të një automjeti, në dalje të fshatit Kërcyk, Njësia Administrative Tregan.

Share This Video


Download

  
Report form