http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut dhe breshëri që përfshinë disa fshatra në qarkun e Elbasanit një ditë më parë kanë lënë pasoja të mëdha,duke shkatërruar prodhimet bujqësore dhe sidomos pemtarinë.Dëmet më të mëdha në bujqësi janë shkaktuar në fshatin Godolesh i cili është i njohur për kultivimin e qershisë. Teksa mundohen të mbledhin ato çfarë ka mbetur në degët e pemëve fermerët shprehen se dëmi që kanë pësuar është i pallogaritshëm.Ata shprehen se mundi i një punë të gjatë shkoi kot në më pak se 30 minuta. Fermerët thonë se nuk janë subvencionuar asnjëherë ndaj kërkojnë ndihmë nga shteti.Gjithashtu dëme janë raportuar edhe në njësi të tjera administrative të qarkut të Elbasait nga ku më të prekurat janë fshatrat Labinot Fushë, Fushë Bull si dhe Bixellë.