Sinoptikanet: Reshjet e dendura te shiut rrezikojne permbytje

RTV KLAN 2018-11-20

Views 0

Reshjet e dendura të shiut, por edhe era e fortë, ka ndikuar në paralizimin e transportit detar. Trageti Brindisi-Vlorë është ankoruar me vështirësi mëngjesin e së martës, si pasojë e dallgëve të forta. Pasi ka kryer zbarkimin e pasagjerëve, ka dalë në det të hapur, në pritje të përmirësimit të motit.

Kjo situatë duket do të jetë prezente edhe përgjatë 24 orëve të ardhshme. Kapiteneritë e porteve të Vlorës dhe Durrësit kanë pezulluar lundrimet e anijeve të peshkimit, duke u bërë apel mjeteve të vogla të qëndrojnë të ankoruara dhe të mos dalin në det të hapur. Vonesa me disa orë janë shënuar edhe në mbërritjen e trageteve.

Sinoptikanët thonë se orët në vijim do të jenë të vështira përsa i takon jugut të vendit, i cili krahas erës do të preket edhe nga reshje të dendura shiu, të cilat rrezikojnë përmbytje.

Reshjet e shiut dhe era kanë qenë prezente thuajse në të gjitha qytetet. Moti do të përmirësohet vetëm pas mesjavës, por sërish reshjet e shiut do të jenë prezente deri në fund të Nëntorit. Sa i takon temperaturave, ato pritet të rriten duke e tejkaluar mesataren shumë vjeçare të tyre.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form