Vlora është gjendur sërish nën ujë për shkak të rreshjeve me intensitet të lartë të pasdites së të shtunës.
Rreshjet nisën rreth orës 17:30 të pasdites dhe vijuan për rreth 2 orë duke bllokuar nën ujë pothuajse të gjitha rrugët e qytetit të Vlorës.
Nën ujë u gjenden lagjia ?Pavaresia?, ?28 Nëntori? , "Isa Boletini?, Bulevardi Vlorë-Skelë, rruga ?Gjergj Arianiti?, si dhe të gjitha akset që lidhen me Transballkaniken.
Ndërkohë, nga vërshimi i përrenjeve dhe ujërave që vijnë nga kodrat e qytetit, një sasi e konsiderueshme dherash kanë bllokuar në zonën e njohur si Jonufër, aksin nacional Vlorë - Llogora.