Report TV - Reshjet e dendura të shiut në Tiranë Kacidhja: Ja zonat më problematike

Report TV 2016-06-13

Views 3

Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë nisur me intensitet të lartë rreth orës 07:00 të mëngjesit kanë shkaktuar jo pak probleme në disa prej rrugëve të kryeqytetit.

Sipas raportimeve, probleme janë konstatuar në zonën e Don Boskos, aty ku kanalet kulluese të ujit nuk kanë mundur që të përballojnë sasinë e madhe të ujrave.

Siç shihni edhe në këto foto, është dashur ndërhyrja e ekspertëve të bashkisë që këto kanale të mirëfunksionojnë dhe të shkarkojnë ujin.

Më shumë probleme dhe prezencë të lartë të ujit ka në zonën tek Pallati me shigjeta, Komuna e Parisit dhe Don Bosko.

Sipas Drejtorit të Ndërmarrjes numër 2, Elton Kacidhja 300 punonjës të Bashkisë dhe disa ndërmarrjeve të saj janë shpërndarë në terren në mënyrë që të ndërhyjnë në pikat më me probleme.

?Situata ëhstë nën kontroll të plotë. Ka disa probleme në zonën tek Pallati me shigjeta, Komuna e Parisit dhe Don Bosko. Deri tani nuk ka ndonjë emergjencë megjithatë ne jemi duke monitoruar situatën sidomos në zonat ku jetojnë anëtarë të komunitetit rom? tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form