#rtvora
Dosjet 339 dhe 184, në të cilat opozita akuzon se ka përgjime të socialistëve që kanë blerë votat, pritet që së shpejti të ketë një vendimmarje.
Gjatë raportimit, paraditen e sotme, në Komisionin e ligjeve dhe të Sigurisë Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku pranoi që këto çështje janë zvarritur dhe nuk janë transkriptuar pavarësisht se volumi i përgjimeve shkon në 700 CD.
Prokuroria e Përgjithshme tregoi se këto problematika dolën në pah në momentin e transferimit të njërit prej prokurorëve që po merrej më këtë çështje.
Arta Marku: "Në shtator 2018 është parë problematika e CD të zbardhura. Në momentin kur prokurori u lëviz dhe u dërgua në një prokurori tjetër dhe dorëzoi materialet që kishte në hetim. Janë regjistruar ermrat e parë të personave nën hetim por nuk kanë lidhje me korrupsionin në zgjedhje por janë për trafik të narkotikëve dhe grup të strukturuar kriminal"
Në komisionin e ligjeve Marku tha se dosjet kanë problematika dhe janë zvarritur prandaj ka kërkuar që të punohet shpejt dhe të dalin me vendime për dosjet që kanë tronditur politikën shqiptare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pergjimetarta-marku-sjane-transkriptuar-700-cd
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz