#rtvora
Kryeprokurorja Arta Marku kishte kritika edhe për disa prokurorë në Prokurorinë për Krime të Rënda. Gjatë fjalës së saj në analizën vjetore të kësaj prokurorie, Marku tha se disa prokurorë kanë nxjerrë dokumente sekrete. Ndërsa i bër thirrje atyre që të mbajnë larg gazetarët, pasi ata nuk janë pjesë e grupit hetimor.
Arta Marku: Ka qenë një vit shumë i ngarkuar, por pavarësisht kësaj disa prokurorë kanë treguar se dinë të punojnë në kushtet e një presion jo të vogël shumë dimensional. Por disa prokurë të tjerë nga radhët tuaj na kanë bërë që të na vijë turp që jemi prokurorë. E kanë keqpërdorur funksionin e ndjekjes penale, duke nxjerrë informacion, dokumentacion pa dashur t'ia dinë për rruajtje të sekretit hetimor apo për parimet bazë mbi të cilat duhet të ushtrojnë funksionin.
Duke u kujdesur të bënin këtë që nuk duhet të bënin, në fakt kanë harruar të bëjnë detyrën, të bëjnë hetime pro aktive aty ku duheshin kryer.
Disa nga çështje që keni pasur prej muajsh janë bërë tema në çdo debat televiziv, kryeartikulli i çdo media të shkruar dhe kanë trazuar politikën në vend.
Kushdo e njeh këtë çështje, madje dhe me numra dhe kjo mund të jetë gjithçka, por jo një situatë normale.
Secili prej jush e di mirë se çfarë duhej bërë dhe nuk është bërë, sesi janë mbajtur çështjet nëpër sirtarë për tu përdorur për interesa të caktuara që ju i dini dhe i njihni mirë. Interesi duhet të jetë hetimi dhe zbardhja e ngjarjeve në të gjitha çështjet, të vjetra apo të reja.
Këtë duhet ta bëni me çdo kusht për të rivendosur dinjitetin e cënuar si dhe të bindni opinionin publik se ky është një organ kushtetues dhe hetimi dhe jo një supermarket ku çdo gjë ka çmim.
Në fillimet e saj prokuroria për krime të rënda ka qenë prokuroria më cilësore, por kjo ka ardhur në rënie për shkak të ndërthurjes që i është bërë punës me interesa personale.
Ju kërkoj të fokusoheni tek puna, të hetohen sa më shpejt çështjet që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë trazuar politikën në vend. Hetimi të jetë objektiv i pavarur dhe i gjithanshëm. Mbani larg mediat nga hetimi, gazetarët nuk janë dhe nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor, ashtu siç po i trajtoni ju.
Mos lini pas dore hetimet pasurore në zbatim të ligjit antimafia, që për hir të së vërtetës lënë për të dëshiruar. Ushtroni funksionet tuaja me kapacitet të plotë deri në ngritje të SPAK. Krimi dhe korrupsioni duhen luftuar çdo ditë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nxjerra-e-dokumenteve-sekrete-marku-disa-prokurore-na-kane-bere-te-ndihemi-te-turperuara
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz