RTV Ora - Pergjimet: S'janë transkriptuar 700 CD, Murrizi: Ti kishte Sinan Hoxha do bënte goxha lekë

Ora News Lajme 2019-05-30

Views 1

#rtvora
Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku pyetet për dosjen e përgjimeve 339 dhe 184.

Në komisionin e ligjeve Marku tha se dosjet kanë problematika dhe janë zvarritur prandaj ka kërkuar që të punohet shpejt dhe të dalin me vendime për dosjet që kanë tronditur politikën shqiptare.

"Vazhdojnë të jenë në hetim, nëse do të ishte ndonjë vendimarrje do ishte marrë vesh. Aty ka një problematikë, dosjet janë zvarritur dhe janë mbetur pa veprime. Ka pasur vetëm përgjime të shumë numrave të telefonit të cilat përvecse janë bërë nuk janë zbardhur dhe nëse nuk transkriptohen janë të palexueshme.

Aktualisht këtyre cështjeve u është dhënë gjithë rëndësia.Çështja 339 po hetohet nga një grup prej 2 prokurorësh dhe 11 oficerë të policisë gjyqësore.

Ka pasur 700 CD dhe video të patranskriptuara dhe po punohet për të. Ju garantoj se shumë shpejt do ketë vendimmarrje.

Dhe 184 ka qenë në të njëjtën gjëndje. Janë regjistruar përgjime pa asnjë veprim hetimor.pas dy vitesh janë regjistruar emrat e personave në hetim. Ka një prokuror që po heton dhe po zbardhen transkriptet dhe besoj se do të ketë një vendimarrje të shpejtë. U kam kërkuar prokurorëve që të hetojnë shpejt, pa cënuar cilësinë dhe të dalin me vendime për dosjet që kanë tronditur politikën shqiptare."

Në kundërpërgjigje deputeti Myslim Murrizi th

"Janë përgjuar prej vitesh thotë por nuk janë transkriptuar. Janë përgjuar kot për qejf këta? Është si call center Prokuroria e Përgjithshme, me ju apo paraardhësin tuaj. Përgjohen për të bërë videoklipe edhe rrinë aty, çfarë të dali ndonjë gjë ta zbardhim po nuk doli ajo që nuk kemi qejf ne, e lëmë CD të flejë. Për 700 CD, nuk e ka marrë kush mundimin, nuk e di për sa vite janë bërë por ia paska kaluar Kinostudios nga '48, me filmat që kanë bërë. Njëfarë gallate me taksat e qytetarëve shqiptarë, që harxhohen pare për ata që mbajnë kufje në vesh por ata 700 CD po ti kishte Sinan Hoxha do kishte bërë goxha lekë me to dhe nuk merrni fare asnjë lloj angazhimi minimal për të bërë transkriptimin e tyre si instituticion, por lihen të flenë. Çfarë është lojë me këtë punë, hajde të bëhen përgjime dhe pastaj po na doli ndonjë që duam ta godasim mirë, nëse është ndonjë që e kemi xhan nuk transkriptohet CD-ja."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/cpo-behet-me-dosjet-339-e-184-pergjigjja-e-arta-markut-ne-komisionin-e-ligjeve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form