Report TV - Përgjimet që prangosën gjyqtarin Hoxha “Do takoj atë floririn...."

Report TV 2017-02-21

Views 1

Gjyqtari i Tiranës Ibrahim Hoxha ka përdorur si sekser jo vetëm shokun e tij por dhe të birin, të cilin e ka dërguar për të marrë sasinë e parave që ishin kërkuar në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor, pro shtetasit Dritan Jazexhiu. Gazeta ?Shqiptarja.com? zbardh përgjimet e prokurorisë, ku duket qartë se mes gjyqtarit Ibrahim Hoxha, shokut të tij ish-polic në Berat Novruz Gajda dhe Dritan Jazexhiu ka një sërë takimesh të njëpasnjëshme, ku qëllimi i vetëm është marrja e lekëve në këmbim të dhënies së vendimit pro Jazexhiut dhe kundër motrës së tij.

?...nga mbasditja takoj atë floririn tënd (djalin e gjyqtarit) dhe pastaj takohemi bashkë, mirë vëllaçko...?, kjo është vetëm një nga bisedat e shumta që janë kryer deri në momentin e dorëzimit të parave.I pari që është vënë në përgjim nga prokuroria ka qënë shtetasi Novruz Gajda, që siç ka rezultuar nga këto përgjime thirej si ?Noke? dhe ?Dajë?. Rezulton se në këmbim të dhënies së një vendimi në favor të shtetasit Dritan Jazexhiu, një ditë përpara shpalljes së vendimit, gjyqtari Ibrahim Hoxha ka rënë dakord me ndërmjetësin Novrus Gajda, që të merrte shumën 600.000 lekë, duke kërkuar që t?i dorëzoheshin djalit të tij, me qëllim që të fshinte gjurmët e krimit.

Share This Video


Download

  
Report form