Report TV - Manjani i kërkon KLD-së të shkarkojë gjyqtarin Hoxha

Report TV 2016-05-03

Views 1

Në analizën vjetore të Gjykatës Administrative të Apelit, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u bëri thirrje gjykatësve që të distancohen nga fenomenet korruptive, duke iu refereuar rastit të gjyqtarit Ibrahim Hoxha i arrestuar mbrëmë për korrupsion.

?Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë të shkarkojë gjyqtarin Ibrahim Hoxha i arrestuar mbrëmë së bashku me djalin e tij.

?Përshëndes arrestimin në flagrancë të gjyqtarit. KLD ta shkarkojë për akte e sjellje që cënojnë rëndë figurën e gjyqtarit? tha Manjani.

"Qytetarët besojnë se gjykatësit janë të korruptuar. Duhet ta ndryshojmë këtë kulturë të menduari. 2015 ishte vit frenimi për Gjykatën Administrative. Apeli administrativ nuk arriti të shërbejë shpejt siç kishte misionin," u shpreh ai.

Sipas tij janë rreth 14 mijë dosje që presin në Gjykatën Kushtetuese dhe pavarësisht kësaj shifre, duhet bërë çmos që vendimet të jepen shpejt, por jo shkel e shko.

Manjani tha se vendimet duhet të të jenë të drjeta, por jo detyrimisht në favor të qeverisë, duke shtuar se në disa raste ka rezultuar se gjykata ka marr kopetencat e qeverisë.

"Vendimet e drejta janë mënyra e vetme për të korrektuar qeverinë. Të korrektosh qeverinë është një gjë dhe të krijosh qeveri paralele është gjë tjetër. Në disa gjyqe gjykatat marrin kompetencat e qeverisë", tha ministri.

"Kultura e gjykimit administrativ është relativisht e re dhe ju takon juve ta formësoni, të krijoni një model të gjykimit administrativ," u tha Manjani gjyqtarëve.

Share This Video


Download

  
Report form