Report TV - Gjytari Hoxha mori 6 mln lekë për gjyqin që do mbahej sot

Report TV 2016-05-03

Views 1

Ibrahim Hoxha, gjyqtari i arrestuar mbrëmjen e të hënës nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, së bashku me të birin dhe dy persona të tjerë, duhej të ndryshonte një dëshmi trashëgimie.

Hoxha, ishte gjyqtar i një çështjeje civile me numër 545 e regjistruar në gjykatën e Tiranës në muajin nëntor të vitit 2014. Kërkues në këtë proces ishin Dritan Jazexhiu, Lide Jazexhiu, Selami Jazenxhiu, ndaj Adela Lazajt dhe Donika Lazajt.

Sipas policisë, Dritan Jazenxhiu do të ishte edhe përfituesi i pronave në bazë të një testamenti gjyqësor, të një dëshmie trashëgimie të lëshuar nga nëna e Donika Lazajt. Në regjistrimet e policisë dhe të prokurorisë, gjyqtari Hoxha dhe ndërmjetësi Novrus Gajda, kanë folur për një gjashtëshe, duke iu referuar shumës 600 mijë lekë të reja.

Procesi kishte nisur që në vitin 2014, por se ishte shtyrë në mjaft seanca nga Hoxha. Për të zgjidhur konfliktin gjyqësor, paditësi Dritan Jazexhiu, kishte kontaktuar me Novruz Gajdën nga Berati, një ish- efektiv i policisë në këtë qark.

Në këmbim të dhënies së vendimit në favor të Jazenxhiut, është rënë dakort që palët të paguanin një shumë prej 600 mijë lekësh të reja. Këto para po dorëzoheshin mbrëmjen e të hënës në rrugën ?Gjergj Fishta?, në lokalin e Gajdës ku i pranishëm ishte Jazexhiu.

Paratë tek Ledian Hoxha, djali i gjyqtarit Ibrahim Hoxha. Sipas policisë, Gajda dhe Ledian Hoxha, janë takuar në veturë dhe më pas kanë hyrë në lokal. Pasi të merreshin paratë ishte parashikuar që vendimi të jepej këtë të martë, me 3 maj.

Në momentin e ndalimit të tij, policia iu gjeti një shumë prej rreth 600 mijë lekësh të reja që po dorëzoheshin si dhe një automjet ?Mercedez- Benz?, me targa AA 005 NC, si dhe katër telefona celularë. Në flagrancë, policia arrestoi gjyqtarin Ibrahim Hoxha 57 vjeç, të birin, Ledian Hoxha, dhe po ashtu një nga përfituesit e pronës nga procesi civil që gjykonte Hoxha.

Në flagrancë, policia arrestoi edhe ndërmjetësin e kësaj afere, ish- efektivin e policisë së beratit Novruz Gajdën 48 vjeç, banues në rrugën ?Sadik Petrela? në Tiranë. Të gjithë personat tashmë ndodhen të arrestuar në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku pritet të qëndrojnë deri në dhënien e masës së sigurisë ndaj tyre.

Share This Video


Download

  
Report form