Report TV - 1.66 mln lekë dreka e kartolina, ja institucionet që bënë tendera për festat

Report TV 2018-05-10

Views 0

Teknologjia ka zbehur masivisht urimet tradicionale për festat e fundvitit, përfshi dhe dërgimin e kartolinave me zarf. Por një vëzhgim i Report Tv nxjerr në pah se e kundërta ndodh me institucionet publike në Shqipëri, ku për të uruar festat titullarët e tyre janë treguar dorë lëshuar me financat publike.

Kartolina me para publike, tendera për dreka festive me stafin dhe dhurata që do të shpërndahen të tretëve janë fluksi më i madh i prokurimeve publike me vlera të vogla në portalin e prokurimeve përgjatë ditëve të fundvitit 2017-t. Siç dhe shihni në këtë faksimile nuk mungojnë institucione nga agjensi në varësi të ministrive, korporata, Bashki dhe pushtet lokal deri tek qendra shëndetësore dhe institucione të drejtësisë të cilat për të uruar fundvitin në emër të drejtuesve të tyre kanë zgjedhur të përdorin paratë publike!

Share This Video


Download

  
Report form