Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë sot në mesditë fondin që do tu jepet partive politike për zgjedhjet e 25 qershorit. Nga buxheti i shtetit do të jepen 65 milionë lekë, nga të cila rreth 49 milionë lekë do ti marrin Partia Socialiste dhe ajo Demokratike.
Konkretisht selia rozë do të përfitojë 28 milionë lekë financime, pasi në zgjedhjet e katër viteve më parë është renditur e para me 713 mijë vota. Nga ana tjetër PD do të përfitojë 20.1 milionë lekë, ndërsa në votimet e vitit 2013 është renditur e dyta me 528 mijë vota.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-diskuton-neser-shperndarjen-e-fondeve-per-partite-politike/