Përgjimi që prangosi gjyqtarin Hoxha dhe shkëmbimi i “gjashtëshes” në makinë

Ora News Lajme 2016-05-03

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përgjimi i një bisede telefonike gjatë së cilës është rënë dakord për 6 milionë lekë të vjetra ka cuar në pranga gjyqtarin e gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha.
Prokuroria e Përgjithshme në një njoftim për mediat sqarohet se gjykatësi u arrestua në falgrancë mbrëmjen e së hënës, 2 maj në bazë të hetimit të nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda nën akuzën e ?Korrupsionit pasiv? . Së bashku me gjyqtarin, është arrestuar në flagrancë edhe i biri i tij, shtetasi Ledjon Hoxha, si edhe shtetasit Dritan Jazexhiu dhe Nevruz Gajde.
Rezulton se gjyqtari kishte në shqyrtim një proces civil prone, ku njëra nga palët ishte shtetasi Jazexhiu, i cili me qëllim marrjen e një vendimi në favor të tij, ka kontaktuar me shtetasin Novruz Gajde, që kishte njohje me gjyqtarin Ibrahim Hoxha.
Nga biseda e përgjuar zbulohet se Novruz Gajde komunikon me gjyqtarin, me të cilin flet për një ?gjashtëshe?.
Pas këtij komunikimi, ai takohet me Dritan Jazexhiun, në lokalin e tij dhe shkëmbejnë një sasi parash dhe pasi komunikon sërish me gjyqtarin takon djalin e tij në një automjet.
Pasi janë ndarë, në makinën e Ledjon Hoxhës ndërhyn Policia, që po i mbante nën vëzhgim lëvizjet e tyre dhe nga kontrolli gjen në mjet 600 mijë lekë të reja.
Në cilësinë e provave materiale Policia sekuestroi shumën e parave, automjetin e djalit ët gjyqtarit si dhe 4 telefona celularë. vendimi për të cilin u pagur rryshfeti do të jepej ditën e sotme në orën 9 30.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pergjimi-...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS