RTV Ora - Sherr në mbledhjen e Prokurorëve, Arta Marku kërcënon prokurorin se do e nxjerë jashtë

Ora News Lajme 2019-05-27

Views 0

#rtvora
Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shënoi edhe përplasjen e dyte pas asaj të Krimeve të Rënda mes Arta Markut dhe vartësve. Këtë herë shkak është bërë një kërkesë e prokurorit Sokol Malaj, i cili në emër të 45 prokurorëve kërkoi një ndryshim në regulloren e përzgjedhjes së kandidatit, ku të përcakohej se kandidati të quhej fitues nëse merrte 50% të votave plus 1. Por kjo është refuzuar nga Marku, e cila madje e ka paralajmuar se do ta nxjerrë jashtë.

Pas ketij momenti prokurori Malaj ka dalë nga salla ndërsa kolegët e tij kanë qëndruar për të kryer proceduren e votimit, procedurë kjo formale pasi në kushte ku nuk kishte asnjë kandidat tjetër Vate Staka mund te zgjidhej qoftë edhe me votën e tij. Ai mori 135 vota pro dhe 81 kunder. Antoneta Sevdari u shkakua nga Kolegji i Posacëm i Apelimit i cili nuk u bind në lidhje me pasurinë e saj, kryesisht të ardhurat e siguruara nga bashkëshorti
Ja debati

Arta Marku: Nuk lejohen replikat, megjithatë ju mund të jepni qëndrimin tuaj, mbledhja do vazhdojë

Sokol Malaj: Ne jemi këtu për një proces që ka të bëjë me përzgjedhjen e një anëtari jo të paracaktuar. Ju e dini mirë që nga fjalori shqip-shqip, termi përzgjedhje do të thotë të zgjedhësh midis 2,3,5,7 kandidaturave ose të japësh pëlqimin për një kandidaturë që votohet apo nuk votohet. Ky është një parim i mirënjohur demokratik dhe kushtetues. Mos përmend tani bazën ligjore, sepse Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme tha është në kundërshtim me frymën e ligjit. Me kë frymë ligji? Dhe prokurorët që u votuan, të prokurorisë së përgjithshme që ishin kandidatë Kosta Bejluri dhe Arben Dollapaj me Buajr Sheshin morën shumicën dërmuese të votave. Në këto kushte unë çmoj që ta hedhim atë propozimin në votë pasi Asambleja vendos. Këtu është trupa e prokurorëve ajo ka fatin në dorë të zgjedhjeve dhe fatin në dorë të prokurorisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sherr-ne-mbledhjen-e-prokuroreve-arta-marku-uluni-ose-ju-nxora-jashte

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form