Një 37-vjeçar me iniciale L.Ç, nga qyteti i Fierit është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Dyshohet se 37-vjeçari shpërndante doza me droga të forta në qytetin e Fierit.
Gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij u gjetën rreth 15 doza kokainë të fshehura në këpucë.
Policia njofton se materialet hetimore lidhur me këtë çështje do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier