FIER- Forca e Ligjit në kuadër të operacionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ka arrestuar Ilir Boriçin, i cili një vit më parë shtiu me armë drejt një lokali. Gjatë operacionit, Boriçi u arrestua pasi efektivët e policisë i sekuestruan në flagrancë 2 pistoleta dhe 1 shpatë.
Sa i përket ngjarjes së ndodhur një vit më parë, 42-vjeçari u dënua mori masën "detyrim paraqitje" nga Gjykata e Fierit.
Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur "Boriçët", grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit. Vetë Boriçi është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale "Tentativë vrasje", "Kanosje", "Shkatërrim prone" dhe "Armbajtje pa leje".
Gjithashtu, në prangat e policisë ka rënë edhe 25-vjeçari, Said Dervishi nga Lushnja, i cili rreth një muaj me parë ka qëlluar me automatik mbi dy vëllezër për shkak të një konflikti pronësie në kodrat e Zhamës.