Një person është arrestuar në Fier, dy janë shpallur dhe dy të tjerë janë lënë në masën detyrim paraqitje, pasi kishin krijuar një skemë për pastrimin e parave. Në pranga ka rënë 52-vjeçari Xhevahir Troka, nga Fieri. Xhevair Troka kishte një pikë ?Exchange? në Fier dhe përdorte biznesin e tij për të pastruar para bashkë me 4 persona të tjerë. Burime nga Prokuroria e Fierit bëjnë me dije se nëpërmjet kryerjes së transaksioneve bëhej e mundur pastrimi I parave të pista, burimi i të cilave dyshohet se ka ardhur nga aktiviteti kriminal.
Xhevahir Troka që shohim në këtë foto, ka pasur rolin e personit që kryente këto transaksione në bashkëpunim edhe me L.Ç 50 vjeç, SH.Ç 44 vjeç, A.Ç 75 vjeç dhe J.Ç 26 vjeç. Report Tv ka siguruar pamjet nga pika e ?Exchange? që dyshohet se është përdorur për pastrimin e parave dhe kryerjen e transaksioneve.